Emini sot i nënshtrohet testit të tretë “Covid 19”

Izair Emini ishte futbollisti i parë i Superligës së Kosovës, i cili rezultoi pozitiv në testet për Covid-19. Mesfushori tetovar kishte rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve të para të kryera në Shkup në spitalin privat “Acibadem Sistina”, derisa menjëherë ishte izoluar në shtëpinë e tij.

Pa simptoma dhe në gjendje të mirë shëndetësore, Emini në testin vijues, kësaj rradhe të kryer në spitalin shtetëror, kishte rezultuar negativ, duke e kaluar kështu këtë infeksion.

Por, para se të rikthehet te skuadra e Dritës së Gjilanit, Emini gjatë ditës së sotme duhet ti nënshtrohet edhe testit të tretë, që edhe përfundimisht do të vendos, nëse ai së shpejti do të udhëtojë drejt Kosovës për t’iu bashkuar skuadrës së tij.

“Unë jam OK, ashtu që shpresoj edhe testi të dali negativ dhe ti bashkohem skuadrës sa më shpejtë” – tha fillimisht Emini në intervistën e tij për “infOSport.mk”, duke potencuar se gjatë këtyre 14 ditëve izolim ka humbur shumë në aspektin fizik, kjo shkaku edhe i abstenimit nga stërvitjet.

Edhe nëse i bashkohem skuadrës, nuk besoj të jem në formën optimale, pasi kam humbur shumë. Jam munduar të lëviz në shtëpi në oborrin tim, megjithatë nuk është ajo e duhura. Mendoj se kam rënë nga fiziku që kisha” – u shpreh Emini, rikthimin e të cilit me pa durim e pret edhe trajneri Ardian Nuhiu, bazuar në cilësitë dhe përvojën që ka futbollisti tetovar, që me mjaft sukses në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave të Shkëndijës, Renovës dhe Kukësit.

Leave a Reply