Neziri regjistroi “tripletën” e parë me Futsal Shkupin

Përforcimi më i bujshëm i merkatos së verës  te skuadra kampione e Futsal Shkupit, Eljesa Neziri, që në start po dëshmon cilësitë e tij të larta, duke shpaguar që në start besimin e dhënë nga ana e drejtuesve të klubit “bardhekaltër” nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.

Neziri te Futsal Shkupi erdhi nga rradhët e Prishtina 01, me të cilën skuadër edicionin e kaluar fitoi Kupën e Kosovës.

Ai pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kratovës, ka folur edhe për faqen zyrtare të Futsal Shkupit.

“Fitore më se e merituar e skuadrës sonë, ndërsa më së miri për këtë flet edhe rezultati përfundimtarë. Sa u përket golave personal, patjetër se jam shumë i lumtur, mirëpo për më tepër jam i lumtur për fitoren dhe ecurinë e skuadrës sonë, që dalë nga dalë po merr formën e duhur në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, aty ku edhe është përqëndruar e gjithë vëmendja jonë. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë ritëm në garat kampionale, për të vijuar me po ato rezultate edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve” – u shpreh Eljesa Neziri pas përfundimit të ndeshjes kundër Kratovës, ndaj së cilës skuadër, Futsal Shkupi shënoi fitore 8:1, ndërsa Neziri doli të jetë lojtari më efikas me 3 gola të shënuar.

Leave a Reply