Milani më i dëmtuari nga arbitrat, Juventusi më i favorizuari!

Seria A është një nga kampionatet me më shumë polemika, për sa i përket vendimeve të arbitrave.

Ndonëse i pranishëm në këtë kampionat është VAR-i, përsëri polemikat janë të shumta, ku edhe gabimet disa herë kanë qenë të mëdha. “Calciomercato.it”, ka publikuar një listë me emrat e ekipeve që janë dëmtuar më shumë nga vendimet arbitrare dhe që janë favorizuar më shumë, deri në javën e 11-të.

Pikërisht ekipi më i dëmtuar deri tani është Milani, të cilët sikur të mos mjaftonte periudha e keqe që po kalojnë, duhet të përballen edhe me padrejtësitë që i bëhen. Më të favorizuarat janë Juventusi dhe Udinezja, të cilët kanë pasur nga tre gabime në favor të tyre, dhe asnjë kundër.

Më poshtë po iu listojmë ekipet me gabimet në favor të tyre, dhe kundër nga arbitrat:
Udineze 3 – 0 (+3)
Juventus 3 – 0 (+3)
Xhenoa 2 – 1 (+1)
Spal 1 – 0 (+1)
Leçe 1 – 0 (+1)
Parma 1 – 0 (+1)
Kaljari 1 – 0 (+1)
Fiorentina 2 – 2 (0)
Napoli 1 – 1 (0)
Lacio 1 – 1 (0)
Torino 1 – 1 (0)
Bresha 0 – 0 (0)
Sasuolo 0 – 0 (0)
Verona 0 – 0 (0)
Sampdoria 0 – 1 (-1)
Atalanta 1 – 2 (-1)
Inter 0 – 1 (-1)
Roma 0 – 2 (-2)
Bolonja 0 – 3 (-3)
Milan 0 – 3 (-3).

 

Ndeshjet në të cilat kanë ndodhur gabimet dhe favorizimet:
Java 1: (-)Fiorentina-Napoli(+), (+)Udineze-Milan(-).
Java 2: (-)Bolonja-Spal(+).
Java 3: (+)Xhenoa-Atalanta(-).
Java 4:
Java 5: (+)Fiorentina-Sampdoria(-); (+)Torino-Milan(-).
Java 6: (+)Leçe-Roma(-); (+)Udineze-Bolonja(-).
Java 7: (+)Xhenoa-Milan(-).
Java 8: (+)Juventus-Bolonja(-).
Java 9: (-)Inter-Parma(+); (+,-)Fiorentina-Lacio(-,+).
Java 10: (+)Juve-Xhenoa(-); (-)Napoli-Atalanta(+); (+)Udineze-Roma(-).
Java 11: (-)Atalanta-Kaljari (+); (-)Torino-Juve(+).

Leave a Reply