Zaniolo: “Jam frymëzuar nga dy futbollistët e Milanit”

Nikolo Zaniolo është një nga lojtarët më të mirë te Roma, i cili në sezonin e fundit ka qenë pika kyçe për verdhekuqtë.

Edhe në këtë sezon të ri, talenti italian po tregon një formë të shkëlqyer, teksa në 14 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 5 gola, edhe pse luan në rolin e mesfushorit.
20-vjeçari ka dhënë një intervistë së fundmi, ku flet për lojtarët që ka si shembull në futboll, dhe thotë se nuk do ta marrë kurrë numrin 10.

“Idhujt e mi në futboll gjithmonë kanë qenë Ronaldinjo dhe Kaka. Unë gjithmonë jam frymëzuar nga Kaka, në mënyrën e të luajturit dhe pak a shumë kemi të njëjtin pozicion në fushë, kishte cilësi të jashtëzakonshme. Ronaldinjo më ka pëlqyer gjithmonë, i kam shikuar të gjitha ndeshjet që ai ka luajtur. Nuk do ta mendoja kurrë të merrja numrin 10 që më parë e ka mbajtur një legjendë si Toti.

Edhe nëse më ofrohej unë nuk do ta mendoja fare për ta marrë dhe nuk kam ndërmend ta marr. Unë mendoj se për çdo lojtar që ka qenë afër Totit, ka ndjerë një emocion të shkëlqyeshëm. Unë duhet të vazhdoj rrugën time, vetëm një Toti mund të ekzistojë.”, – u shpreh Zaniolo.

Leave a Reply