Momenti kur i gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për Brojën, nuk mungon as flamuri shqiptarë (VIDEO)

Armando Broja ka shënuar golin e parë për vitin 2022 me Sauthemptonin. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në takimin ndaj Brentford, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore 4:1. Goli i Brojës do të vinte në minutën e 48 të takimit.

Pas një pasimi fantastik nga zona e Sauthempton, sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë e tij mbresëlënëse duke qenë më i shpejtë se mbrojtësit kundërshtarë dhe duke mposhtur portierin e Brentford në ato momente edhe për herë të tretë.

Për Brojën ishte ky goli i pestë sezonal në Premierligë me fanellën e Sauthemptonit.

Pas disa dëmtimeve në fushën e lojës, trajneri Hasenhutl ka zgjedhur që ta largojë nga fusha rreth 10 minuta para fundit të takimit. I gjithë stadiumi u ngrit në ato momente për ta duartrokitur futbollistin shqiptarë, teksa nuk mungoi edhe flamuri me shqiponjën dy krenare.

Leave a Reply