Një ish futbollistë i Vardarit ndëshkoi Maqedoninë (VIDEO)

Maqedonia nuk i’a arriti që të përsëris suksesin e vitit të kaluar, për tu renditur si e para në grup në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”. Në ndeshjen vendimtare të besuarit e seleksionuesit Igor Angellovski pësuan disfatë 1:0 ndaj Armenisë në Qipro, duke humbur kështu pozitën e parë në grupin 2 të Ligës “C”.

Maqedonisë i konvenonte edhe barazim në këtë përballje, mirëpo mungesat e shumta dhe një reagim jo i mirë i mbrojtësve “verdhekuq” në minutën e 55-të, bënë që ish futbollisti i Vardarit, Hovhanes Hambarxhumian të shënojë golin e fitores për Armeninë, që në këtë mënyrë i’a doli të rrëmbejë pozitën e parë në grup.

Armenia pas 6 xhirove të zhvilluara ka tubuar 11 pikë, dy më shumë se Maqedonia e vendit të dytë, ndërkohë me 7 pikë Gjeorgjia e mbylli në pozitën e 3-të, kjo pasi sot barazoi pa gola ndaj Estonisë së vendit të fundit.

Leave a Reply