Ibrahimoviç është me rrënjë shqiptare!

Zlatan Ibrahimoviç është shqiptar! Një gjë të tillë nuk e thonë apo shkruajnë mediat shqiptare, por tabloidi i fammshëm anglez, “The Sun”, që duke marrë shkas nga një postim i yllit të Milanit në rrjetet sociale, ku ai nxjerr një foto të parardhësve të vetë dhe shkruan: “rrënjë ballkanike”, i ka bërë gazetarët anglezë të hulmutojnë dhe të dalin në përfundim, se nëna e tij Jurka, është një katolike me prejardhje nga një familje katolike shqiptare.

“Ajo është martuar me Sherifin, një mysliman të Bosnjës dhe më pas kanë emigruar drejt Suedisë”, raporton ndër të tjera e përditshmja angleze.

Për më tepër, mund të klikoni linkun e tablodit, ku është edhe artikulli i plotë për Ibrën.

Leave a Reply