Pas Rrahmanit edhe një tjetër futbollistë shqiptarë i “Serie A” rezulton pozitiv me “Covid 19”

Dy raste të reja pozitive me “Covid-19” u raportuan ditën e sotme te skuadra e “Serie A”, Torino. Edhe pse klubi italian nuk i zbuloi emrat e futbollistëve të infektuar, ka qenë vetë reprezentuesi kosovar, Mërgim Vojvoda që ka pranuar se ka dalë pozitiv në testin e bërë gjatë ditës së premte.

“Po, kam pranuar rezultat pozitiv në testin për COVID-19”, – ka konfirmuar Vojvoda.

5.5 milion euro pagoi klubi italian në arkat e skuadrës belge të Standard Liezh më 1 shtator për shërbimet e Vojvodës, i cili e ka nisur shumë mirë aventurën në Serie A.

Tani i duhet të ndalet për disa ditë. 25-vjeçari i lindur në Gjermani, ka nisur menjëherë karantinën në pritje të përgjigjes së tamponit të rradhës.

Leave a Reply