Një strugan do të drejtojë ndeshjen derbi në Tetovë

Ndeshja derbi e javës së 14-të midis Shkëndijës dhe Makedonija GJ.P i është besuar struganit Jovan Kaçevski, njofton “infOSport.mk”. Ai do të ndihmohet nga bashkëqytetarët e tij Aco Macevski dhe Razme Bakraçeski, derisa arbitër i katërt do të jetë kërçovari, Aleksandar Grujoski.

Në ndeshjen tjetër që ka të bëjë me kreun, atë midis FC Shkupit dhe Bellasicës, arbitër kryesor është caktuar Igor Ivanov nga Velesi, shkupjan Marjan Mlladenovski do të drejtojë takimin në Veles midis Borecit dhe Struga Trim Lum, ndërkohë ndeshjen midis Akademia Pandevit dhe Renovës në Strumicë do ta drejtojë Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

Aleksandar Stavrev do të jetë kryesori i takimit në Kratovë midis dy njohësve të vjetër, Sileksit dhe Vardarit, derisa Krumislav Gjorgiev nga Shtipi, do të drejtojë takimin në arenën “Todor Proeski” midis Rabotniçkit dhe Pelisterit.

Kujtojmë të gjitha ndeshjet e javës së 14-të në LPFMV startojnë në ora 13:00.

 

Leave a Reply