Një lajm i mirë dhe një i keq për Shkëndijën në prag të ndeshjes së nesërme!

Shkëndija sot përballë Borecit do të kërkojë tre pikëshin e rradhës në kampionat, aty ku tashmë 14 xhiro me rradhë kjo skuadër nuk dinë për disfatë, shkruan “infOSport.mk”.

Kuqezinjtë në mesjavë performuan shfaqjen më bindëse të këtij sezoni duke mundur Makedonija Gj.P. me shifra të larta 5:0 dhe një triumf i tillë duket model ideal për t’u përdorur për të ardhmen.

Valon Ahmedi do të jetë mungesa e vetme në formacionin e Ernest Gjokës për transfertën me Borecin, dhe ky lajm nuk është aspak i mirë për trajnerin Ernes Gjoka. Mesfushori ofenziv akoma ka shqetësime pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e çerekfinales së Kupës me Sileksin dhe nuk përfshihet edhe për këtë duel, ndërkohë lajmi i mirë është rikthimi në skuadër i Armend Alimitm  që humbi takimin e fundit për arsye familjare (i kishte vdekur babai).

Ndeshja Boreci-Shkëndija në program është të shtunën në stadiumin e qytetit në Veles me fillim në orën 13:00.

Leave a Reply