Omar Imeri luan për 90-të minuta, Antalyaspor fiton pas 7 ndeshjeve! Vendos goli i Jahoviç (VIDEO)

Omar Imeri për herë të parë ka luajtur për 90-të minuta me fanellën e Antalyaspor, te e cila skuadër u transferua këtë verë nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës, njofton “infOSport.mk”. Imeri rezultoi me fat për Antalyaspor në ndeshjen kundër Ankaraguxhu, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 11-të në Superligën turke, pasi skuadra e tij në fund shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga ana e boshnjakut, Adis Jahoviç.

Ish reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut golin e vetëm dhe të fitores për Antalyaspor e realizoi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, kur mjaft mirë shrytëzoi një pasim perfekt nga ana e Lukas Podolskit.

Për Antalyaspor ishte kjo fitorja e tretë sezonale dhe ndeshja e tretë që Imeri po e zhvillon në Superligën e Turqisë. Shkupjani kishte debutuar me 24 tetor në ndeshjen kundër kampionëve të Bashakshehir, duke luajtur për 15 minuta, ndërsa në ndeshjen e tij të dytë kundër Alanyaspor, Imeri kishte luajtur vetëm 13 minuta, transmeton “infOSport.mk”.

Vlen të theksohet se në ato dy ndeshje, ku Imeri ishte inkuadruar nga bankina, Antalyaspor kishte pësuar disfata, ndërkohë në ndeshjen e sotme, në të cilën luajti për gjatë 90-të minutave, Antalyaspor shënoi fitore, edhe atë të parën pas plotë 7 ndeshjeve. Trajneri Ersun Janal, në pamundësi për ta shfrytëzuar Imerin në pjesën ofenzive, aty ku ka shumë zgjidhje, kishte vendosur që shkupjanin ta vendos në krahun e djathtë të mbrojtjes, pozitë të cilën nuk e kishte luajtur te Shkëndija, mirëpo që u gjind shumë mirë sot me petkun e Antalyaspor, skuadër kjo që pas 11 javëve kampionat ka tubuar 13 pikë, duke u renditur në pozitën e 12-të.

Leave a Reply