Pas zhvillimit të ndeshjeve të xhiros së 6-të në grupet e Ligës së Kampionëve, tashmë edhe zyrtarisht janë mësuar emrat e 16 skuadrave që do të luftojnë për trofeun e këtij kompeticioni.
Klubet e kualifikuara, janë: Bajerni i Munihut, Maçester Siti, Liverpulli, Çelzi, Borusia e Dortmundit, Lajpcigu, Borusia Menhengladbahu, Juventusi, Paris Sen Zhermeni, Real Madridi, Sevilja, Porto, Lacio, Barcelona, Atletiko Madridi dhe Atalanta.
Shorti për ndeshjet e 1/8 së finales do të mbahet me 14 dhjetor në Nion të Zvicrës. Në të skuadrat e para në grupe do të jenë të drejtën për të qenë nikoqire në ndeshjet kthyese, ndërkohë skuadrat e dyta në tabelë do të jenë nikoqir në ndeshjet e para.
Në këtë fazë gjithashtu nuk do të mund të shortohen skuadra nga të njëjtat shtete, apo edhe të të njëjtit grup.
Ndeshjet e para të 1/8 se finales do të zhvillohen me 16, 17, 23 dhe 24 shkurt, ndërkohë ato kthyese me 9, 10, 16 dhe 17 mars të vitit 2021.
| Të gjitha skuadrar e kualifikuara në Ligën e Kampionëve: |
| Skuadrat e vendeve të para |
| Bajern Munihu |
| Mançester Siti |
| Liverpulli |
| Çelzi |
| Juventusi |
| PSZh-ja |
| Real Madridi |
| Skuadrat e vendeve të dyta: |
| Atletiko Madrid |
| Barcelona |
| Porto |
| Sevilja |
| Lacio |
| Atalanta |
| RB Lajpcig |
| Bourisa Menhengladbah |
