Skandaloze, hajdutët vjedhin shtëpinë e legjendës Paolo Rosi gjatë orës që ai po varrosej

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në provincën e Arecos, në Itali. Hajdutët javë futur brenda shtëpisë së Paolo Rosi dhe e kanë bastisur atë, gjatë orës që legjenda italiane po varrosej, duke marrë disa prej bizhuterive që ndodheshin në vilën ku jetonte Rosi.

Për fat të mirë, objektet më të çmuara në lidhje me karrierën e ish-kampionit të botës nuk u vodhën. Ka qenë bashkëshortja e legjendës, ajo që ka zbuluar këtë ngjarje të shëmtuar, në momentin që është kthyer në banesën e saj.

Mësohet se hajdutët ishin futur nga një dritare, teksa përveç disa sendeve me vlerë, ata kishim marrë dhe 100 euro.

Leave a Reply