A do transferohej Asani te Tirana? Ja përgjigjja e shkupjanit

Jasir Asani është shprehur se nuk do ishte rikthyer te Partizani, në rast se nuk do të ishte pandemia. Gjithashtu në një intervistë të dhënë së fundmi, lojtari i të kuqve shprehet se në fund të sezonit me shumë mundësi do të largohet, ndërkohë që është shprehur se i pëlqen shumë jeta në kryeqytetin e Shqipërisë.

Për emisionin “Pit Stop”, Asani ka folur edhe për Nderim Nexhpin dhe marrëdhënien me të.

“Kam 4 vite në Tiranë dhe më ka pëlqyer shumë ky vend. Rri më shumë këtu se në Maqedoni. Nuk dua të ik dhe më pëlqen shumë ky qytet. Pandemia na ka prishur shumë punë. Nëse nuk do të ishte Koronavirusi, nuk do të isha kthyer. U paraqita shumë mirë te AIK, shënova gola, por kjo pandemia na ka shkatërruar të gjithëve. Gjithsesi jam i lumtur që luajta me lojtarë të nivelit të lartë te AIK dhe atje kishte tifoz të mrekullueshëm. Te AIK nuk e prisnin që do të ikja, por futbolli është edhe fat. Tani ruaj kontaktet vetëm me portierin dhe Larson që shkruajmë për çdo ditë. Te Partizani po merren tani me merkaton dhe në janar pritet që të hapet shumë shpejt dhe të ketë përgjigje pozitive nga UEFA. Gjithsesi edhe tani e kemi ekipin e duhur për të dalë kampion”.

Objektivi?

Partizani ka në çdo vit qëllim për të fituar Kupën dhe kampionatin. Unë do të jem i Partizanit deri në fundin e këtij sezoni” – është shprehur Asani, i cili ka folur me superlativa për ish futbollistin e Partizanit, një shkupjan tjetër, Nderim Nexhipin. “Si Nderim Nexhipi nuk ka pasur asnjë lojtar tjetër në Maqedoni, një talent shumë i madh. Kur erdhi te Partizani e bëri menjëherë diferencën dhe fitoi zemrën e tifozëve. Besoj se Nexhipi do të jetë legjenda e Partizanit. Ne takohemi, pimë kafe shpeshherë, po e kam rrahur edhe në Maqedoni kur kemi luajtur, nuk bëhet fjalë ajo. (qesh) Shumë rrallë dalim natën, vetëm kur fitojmë derbin. Ndeshja më e bukur me Partizanin ishte kur fituam 1:0 ndaj Tiranës me golin e Malës”.

Nëse vjen një ofertë nga Tirana?

“Jam i Partizanit, por vendos Gaz Demi (qesh).  Nuk besoj se do të largohesha për shkakun se doja të luajë në Europë, ndërsa në Shqipëri të vazhdoj te Partizani se është një ekip i madh dhe më ka ndihmuar shumë”, – është shprehur Asani.

Leave a Reply