E kërkonin skuadrat gjigande, por Szoboszlai përfundon në Bundesligë

Mesfushori i talentuar hungarez, Dominik Szoboszlai është futbollisti më i ri i skuadrës gjermane të Lajpcigut.

Klubi në pronësi të Red Bull, ashtu si Salzburg ka arritur marrëveshje me austriakët, në arkat e të cilëve janë derdhur vetëm 20 milionë euro.

Szoboszlai me Lajpcigun ka arritur kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai te skuadra e njohur gjermane, që ju jep prioritet të madh talentëve, do të mbajë veshur fanellën me numrin 17-të, ndërsa shumë shpejtë pritet të shndërrohet në një lider në mesfushën e Lajpcigut.

Ndryshe kontrata e Szoboszlai me Salzburg përfundonte në verën e vitit 2022, mirëpo rinovimi ishte shumë i vështirë të arrihej, kjo edhe për shkak dëshirës së futbollistit që të provonte veten në një kampionat më të fuqishëm se ai austriak.

Ndryshe vlen të theksohet se për shërbimet e mesfushorit të talentuar hungarez, interesoheshin edhe skuadra gjigande, si Milani, Real Madridi, apo edhe Arsenali.

Leave a Reply