Eljesa Neziri “manita” në fitoren e Juventus Seravës ndaj Kratovës

Juventus Serava ka shënuar edhe fitoren e 5-të këtë edicion në elitën e futsalit vendor, duke mundur sonte në ndeshjen e javës së 19-të skuadrën e Kratovës me rezultatin 9:6, njofton “infOSport.mk”.

Djelmoshat nga Serava shkëlqyen në këtë ndeshje, sidomos gjatë pjesës së parë, të cilën e mbyllën me reuzltatin 7:0. Në këtë pjesë mysafirët nga Kratova nuk mund të gjenin kundërpërgjigje për lojtarët e disponuar  të Juventus Seravës, te e cila skuadër figurë qendrore ishte Eljesa Neziri, që realizoi plotë 5 gola. Me lojë të mirë u dallua edhe talenti Erkan Shabani që realizoi dy gola, teksa nga një gol tjetër shtuan edhe Besnik Latifi dhe Samir Veliu.

Me këtë fitore Juventus Serava arrinë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa javën që vjen kjo skuadër ka mundësinë e mirë që me fitore eventuale ndaj Mal Ajaksit si vendas të zbres këta të fundit nga pozita e 7-të.

Leave a Reply