Ish futbollisti i Shkëndijës shënon golin debutues në Sllovaki

Ish futbollisti i Shkëndijës, Enis Fazlagiç ka shënuar golin debutues me fanellën e Zhilinës, edhe atë në ndeshjen derbi kundër Slovan Bratislavës, në të cilën ndeshje në fund skuadra e tij pësoi disfatë 3:2, njofton “infOSport.mk”.

Fazlagiç shënoi golin e barazimit (2:2) në minutën e 85-të, mirëpo skuadra e tij ishte e pafat, pasi në minutën e 94-të Slovan Bratislava falë golit të shënuar nga ana e brazilianit Rafael Ratao shënoi golin e tretë dhe të fitores.

Për Fazlagiç ishte ky goli debutues me fanellën e Zhilinës në kampionatin sllovak. Ish mesfushori i skuadrës tetovare këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën e skuadrës së Zhilinës, që pas 18 xhirove renditet në pozitën e 3-të me 30 pikë, plotë 14 pikë larg Slovan Bratislavës së vendit të parë dhe 9 më pak se skuadra e dytë në tabelë, Dun. Streda.

Kujtojmë Fazlagiç te Zhilina u transferua verën e vitit 2018-të, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në fund të vitit 2022.

Leave a Reply