Milani “shooping” te Lacio

Milani bënë “shopping te Lacio. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milani ka shfaqur interesim për transferimin e Luis Albertos nga Lacio.

Rosonerët kanë zhvilluar një takim me agjencinë “YouFirst”, për rinovimin e Davide Kalabrias, mirëpo kanë biseduar edhe për transferimin e Luis Albertos.

“YouFirst”, ia ka ofruar Milanit Alberton, pasiqë ky i fundit dëshiron largimin nga Lacio.

Maldini nuk ia ka mbyllur derën transferimit të Albertos dhe së shpejti do të nis bisedimet me drejtuesit e skuadrës nga “Olimpiko”.

28-vjeçari ka kontratë me Lacion deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

“Rossonerët” janë në kërkim të një mesfushori defanziv dhe shpresojnë të arrijnë marrëveshje me Lacion për një shifër më të ulët se 50 milionë euro.

Leave a Reply