Bujamin Asani i jep fund aventurës te Ferizaji

Bujamin Asani edhe përfundimisht është larguar nga skuadra e Ferizajit. Një gjë të tillë për “infOSport.mk”, e konfirmoi vetë futbollisti shkupjan, i cili te Ferizaji ishte transferuar verën e vitit 2019-të, nga rradhët e Pobedës së Prilepit.

Ferizaji raportohet të jetë në probleme të mëdha financiare, me futbollistët që nuk kanë marrë rrogat tani e disa muaj, përfshirë këtu edhe Asanin, i cili edhe pse shpresonte se gjërat do ndryshonin, një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu që i njëjti vendosi ti jep fund aventurës te skuadra e njohur kosovare, që aktualisht luan në Ligën e Parë.

Kujtojmë Asani karrierën e kishte nisur te FC Shkupi, për të luajtur më pas edhe me Rabotniçkin dhe Skopjen në Maqedoni, ndërsa jashtë vendit përveç në Kosovë, kishte luajtur edhe me Kapaz në Azerbejxhan dhe UTA Arad në Rumani.

Asani mund të vazhdojë sërish karrierën jashtë Maqedonisë, ndërsa burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e majtistit interes ka nga SHBA-të dhe Kroacia, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet edhe në vendlindje.

Leave a Reply