Pas Pelisterit edhe Bregallnica mbeti pa trajner

Pas Pelisterit edhe Bregallnica mbeti pa trajner. Emil Grnev vendosi të tërhiqet nga posti i trajnerit, pas asaj disfate të fundit të skuadrës nga Shtipi në transfertën ndaj Dentonit Junior (2:0).

“Dhash dorëheqje nga funksioni shef i stafit teknik të Bregallnicës. Marrë përgjegjësinë për rezultatet e dobëta të skuadrës javëve të fundit, të cilat nuk përputheshin me atë që mendoja për të pasur një sezon të suksesshëm vjeshtor. Dua të falënderojë të gjithë për besimin e dhënë dhe besoj se Bregallnica shumë shpejtë do të ju rikthehet sukseseve” – tha Emil Grnev.

Pas 7 xhirove të para në Ligën e Dytë – Lindje, Bregallnica ndodhet në pozitën e 5-të me 10 pikë, ndërsa vlen të theksohet se në 4 ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore, duke regjistruar 1 barazim dhe 3 disfata.

Leave a Reply