ZYRTARE, Demir Imeri prezantohet te Kamza

Ish futbollisti i Shkëndijës, Demir Imeri karrierën e tij edhe zyrtarisht ka vendosur ta vazhdojë në kampionatin shqiptarë, duke nënshkruar me skuadrën e re të inkuadruar në Superligë, Kamza.

Mesfushori kërçovarë për disa ditë stërvitej me këtë skuadër, ndërsa falë talentit të tij dhe cilësive që posedon, ai bindi drejtuesit e Kamzës, të cilët i ofruan atij kontratë.

Sipas burimeve të “infOSport.mk”, Demir Imeri me Kamzën ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me opcion vazhdimi të së njëjtës, në rast se të dyja palët mbesin të kënaqura nga bashkëpunimi.

21-vjeçari i lindur në Kërçovë, pritet që të jetë një përforcim i rëndësishëm për krahun e djathtë të ofenzivës së Kamzës.

Është kjo hera e parë që Imeri do të luaj jashtë Maqedonisë, ku deri më tash kishte qenë pjesë e skuadrave në futbollin vendor, si Vëllazërimi, Rabotniçki, Shkëndija, Horizont Turnova dhe Renova.

Imeri gjithashtu ka qenë pjesë edhe e kombëtareve të moshave të Maqedonisë, ndërsa me Shkëndijën e Tetovës, ka luajtur edhe në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Leave a Reply