Kosovari Kololli vazhdon karrierën në Bundesligë

Futbollisti kosovar i Lozanës, Benjamin Kololli ka bërë një hap para në karrierën e tij, pasi sezonin e ardhshëm do të luaj në një ndër 5 ligat më të mira të Europës, Bundesligë.

Kololli do të veshë fanellën e skuadrës së Majncit, që ka nën pronësi edhe mesfushorin Besar Halimi, të cilin e ka huazuar në Danimarkë te skuadra e Brondbit.

Ndryshe Kololli më parë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Sionin dhe Jang Bojs në Superligën e Zvicrës, ndërsa tashmë do të provojë veten në Bundesligën gjermane, aty ku luajnë shumë yje të futbollit evropian.

Leave a Reply