ZYRTARE, Ak. Pandev arrinë marrëveshje me ish portierin e Shkëndijës

Akademia Pandev pasi zgjodhi çështjen e trajnerit, tashmë drejtuesit e tyre po mendojnë edhe në angazhimin e futbollistëve të rinj, të cilët do të ngrisin kualitetin dhe konkurrencën te kjo skuadër për pjesën pranverore, shkruan “infOSport.mk”.

Kështu gjatë ditës së sotme Akademia Pandev pritet të nënshkruajë me ish portierin e Shkëndijës, Marko Jovanovski, i cili së fundmi ishte pjesë e Gostivarit.

Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Jovanovski me Akademia Pandev do të nënshkruajë kontratë deri në fund të stinorit pranveror, ndërsa përveç tij me shumë gjasa gjatë ditës së sotme do të nënshkruajnë edhe mbrojtësi Kosta Manev dhe mesfushori Nikolla Sharkoski.

Ky i fundit te Akademia Pandev vjen nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa Manev, një ish futbollistë ky i Vardarit, në futbollin vendor do të rikthehet pas aventurës që e pati në Bosnje e Hercegovinë me skuadrën e Velezh Mostar.

Kujtojmë Akademia Pandev stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e parafundit, ashtu që në pranverë i pret një sezon mjaft i vështirë, ku do të duhet të luftojnë për mbijetesë.

Leave a Reply