Reali në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Benfikës!

Sulmuesi i Benfikës, Darvin Nunjesh ka impresionuar botën e futbollit me paraqitjet e tij dhe interesim për të kanë shfaqur gjigantët europian.

Skautët e Realit e ndjekin për një kohë të gjatë dhe mediat spanjolle, raportojnë se Reali synon të sigurojë shërbimet e tij këtë merkato.

Mbretërit janë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe objektivi kryesorë është Erling Haaland, mirëpo transferimi i tij gjatë kësaj merkatoje është mision i pamundur.

21-vjeçari po shkëlqen këtë sezon, ndërsa klauzola e tij me Benfikën është 150 milionë euro dhe gjiganti portugez nuk do të heq dorë aq lehtë nga Nunjesh.

Benfika në Shtator e transferoi uruguaianin për 25 milionë euro dhe Reali do të duhet të ofrojë më së paku 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Leave a Reply