FC Shkupi dhe Boreci ndahen miqësisht në miqësoren e zhvilluar në Çair

FC Shkupi dhe Boreci pauzën në kampionat për shkak paraqitjeve të përfaqësueseve të Maqedonisë në arenën ndërkombëtare, e kanë shfrytëzuar për të zhvilluar një miqësore luksi, nga e cila të dy trajnerët do të mbajnë formën e duhur të futbollistëve të tyre në nivel, por gjithashtu edhe për të provuar ndonjë skemë më ndryshe, që do ju sillte dobi atyre në vazhdim të kampionatit. Ndeshja në fjalë u zhvillua në Çair, ndërsa e njëjta në fund u mbyll miqësisht me rezultatin 2:2.

Ishin vendasit ata të cilët avansuan që në minutën e 10 me golin e sulmuesit Bazhe Ilijoski, gol ky që në fund rezultoi të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutëshit të parë.

Pjesa e dytë ishte shumë më interesante, kur janë në pyetje golat, ndërsa Muarem Bajrami ishte ai i cili dyfishoi rezultatin në favor të FC Shkupit.

Goli i mesfushorit shkupjan solli një komoditet në rradhët e skuadrës së trajnerit Umit Karan, i cili ju dha shansin gjithë futbollistëve, njëjtë sikurse edhe Gorazd Mihajllov i Borecit, skuadër kjo që deri në mbyllje të takimit, falë golave të shënuar nga Hristov dhe Rickov arriti deri tek barazimi.

Te Boreci në takimin e sotshëm nuk u paraqit ish dyshja e FC Shkupit, portieri Burhan Mustafa dhe mbrojtësi Leonard Kallaba, të cilët ankohen në lëndime.

Rikujtojmë Boreci  është lider aktual në Ligën e Dytë Lindje, ku në 8 xhiro që ka zhvilluar ka regjistruar 7 fitore dhe vetëm një barazim, ndërkohë në anën tjetër FC Shkupi me vetëm 1 fitore 3 barazime dhe 5 disfata në 9 xhiro në LPFM, renditet vetëm në pozitën e fundit me 6 pikë.

Leave a Reply