Derbi në merkato midis Milanit dhe Napolit!

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milan dhe Napoli do të duelojnë në merkato për yllin e Sassuolos, Xheremi Boga.

24-vjeçari e ka dëshmuar potencialin që ka dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian.

Boga u transferua te Sassuolo nga ekipi anglez i Çelzit, ndërsa “Blutë” e Londrës e humbën mundësinë për ta rikthyer atë dhe tani ivoriani është nën pronësi të italianëve.

Milan dhe Napoli kanë kontaktuar agjentin e Bogas dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Sassuolo kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë Bogan, edhe pse mund të pranojë edhe ndonjë ofertë më të lirë se kjo, duke pasur parasyshse ai do të mund të largohet nga klubi në fund të sezonit me parametra zero.

Leave a Reply