Prishtina përfiton nga shitja përfundimtare e Zhegrovës nga Genku te Bazeli

Transferimi i Edon Zhegrovës nga Genku te Bazeli, skuadrës zviceriane i ka kushtuar 3 milionë euro.

Sipas rregullorës së FIFA-s, klubi i parë ku është rritur futbollisti, i takojnë 5% nga shuma e transferimit.

Rrjedhimisht, FC Prishtinës i takojnë 150 mijë euro. Presidenti i “bardhekaltërve” nga kryeqendra kosovare, Remzi Ejupi ka thënë se ende nuk i kanë pranuar të hollat.

“Ne jemi në pritje, ende nuk i kemi pranuar paratë nga Bazeli. Normalisht që ato na takojnë neve” – ka thënë Ejupi për ‘Indeksonline’.

Zhegrova u transferua te Bazeli në shtator të vitit të kaluar, ndërsa me shumë herë kampionët e Zvicrës ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Leave a Reply