Godet Rabotniçki, transferon Gëzim Krasniqin e Partizanit

Gëzim Krasniqi edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Rabotniçkit. Lajmin për “infOSport.mk” ekskluzivisht e konfirmoi numri një i “romantikëve”, Dragan Popovski, duke bërë me dije se futbollisti me origjinë nga Kavaja do të nënshkruajë kontratë 6 mujore, me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

“Kemi arritur marrëveshje me një mbrojtës  shumë të mirë. Ai për momentin ndodhet në Prishtinë dhe është rrugës për në Shkup. Kemi saktësuar të gjitha detajet, ashtu që ai vjen në Shkup për të nënshkruar kontratën” – tha Dragan Popovski në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Lamtumira nga Partizani ku kishte kontratë deri në fundin e këtij sezoni ishte i papritur për Krasniqin që nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale akuzoi drejtëpërdrejt trajnerin e skuadrës Sulejman Starova për largimin e tij në mes të sezonit, por ja që për gjetjen e skuadrës së tij të re, nuk është dashur shumë kohë.

Për mbrojtësin që e ka nisur karrierën si futbollist me Besën, në skuadrën e qytetit të tij të lindjes, dhe ka qenë për 6 muaj edhe te Flamurtari në sezonin 2014-2015  kjo është eksperienca e parë jashtë kampionatit shqiptar, ndërsa që nesër pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Goran Stankovski.

Leave a Reply