Kukësi gati për tu përballur sot me Fenerbahçen

Skuadra e Kukësit që po vijon përgatitjet e saj në Antalia të Turqisë, sot do të zhvillojë ndeshjen e tretë kontrolluese, pas atyre ndaj Kajserispor dhe Bursaspor, në të cilat ndeshje në fund doli fitues, njofton “infOSport.mk”.

Për sot kuksianët kanë paraparë të zhvillojnë ndeshjen ndaj gjigandëve turq të Fenerbahçes, mirëpo duke u bazuar në fitoret identike 2:1 ndaj dy skuadrave gjithashtu të Superligës, edhe në këtë ndeshje skuadra kampione e Shqipërisë futet me shumë optimizëm. Madje prezent të takimin e sotshëm pritet të jetë edhe numri një i kësaj skuadre, Safet Gjici, që ka udhëtuar drejt Antalias për të ndjekur nga afër këtë super ndeshje.

Kukësi – Fenerbahçe do të takohen në “Gloria Sports Arena” me fillim në ora 18:00 sipas kohës tonë lokale.

Leave a Reply