Burhan Mustafa: Më pritën shumë mirë te Rabotniçki, shpresojmë ta mbyllim sa më lartë në tabelë

Portieri Burhan Mustafa karrierën e tij do ta vazhdojë në kampionatin elitar me skuadrën e Rabotniçkit. Mustafa së bashku me katër përforcime tjera sot u prezantuan nga ana e klubit të “Romantikëve”, ndërsa gardiani shkupjan për Sportmania i ka shprehur edhe përshtypjet e para të tij pas hedhjes së firmës.

“Gjithmonë është mirë, kur nis një aventurë të re dhe kur merr përsipër një sfidë tjetër në karrierë. I lumtur që u bashkova me Rabotniçkin dhe që do të vazhdojë të jem pjesë e futbollit tonë vendor. Më kanë pritur realisht shumë mirë të gjithë në klub, duke nisur nga trajneri, drejtori sportiv e deri tek presidenti. Sot zhvilluam edhe stërvitjen e parë, te Rabotniçki kan bërë shumë ndryshime nga stafi teknik e futbollistët dhe shpresojmë që gjysmësezoni pranveror të na shërbej në favorin tonë që ta mbyllim sa më lartë në tabelë”, është shprehur Burhan Mustafa.

Mustafa dhe Rabotniçki kanë arritur marrëveshje për 1 vit e gjysmë.

Leave a Reply