Skuadra nga Superliga shqiptare transferon ish futbollistin e kombëtares së Brazilit!

Skuadra e Bylisit godet fuqishëm në merkato, teksa në rradhët e tyre kanë afruar një futbollistë brazilian me kualitete të larta, i cili në të kaluarën kishte veshur edhe fanellën e Kombëtares U20 të Brazilit.

Fjala është për Lorran De Oliveria, i cili te skuadra ballshiote vjen nga rradhët e Imperatriz, skuadër kjo që garon në Ligën e tretë braziliane.

Ndryshe Lorran është një futbollistë 24-vjeçar, që luan si mbrojtës i majtë, por mund të luaj edhe në të gjitha repartet e krahut të majtë.

Lorran De Oliveira karrierën e tij e kishte nisur me skuadrën e njohur braziliane, Vasko da Gama, teksa më pas ka luajtur me Moto Klub MA, Santo Andre, Pafos në Qipro dhe së fundmi me Imperatriz në Serinë C braziliane.

Lorran me Bylisin pritet të firmosë kontratë 2 vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Leave a Reply