Bota e futbollit tronditet sërish, aksident ajror i ekipit brazilian të Palmas!

Bota e futbollit është tronditur sërish, teksa një lajm shumë i rëndë na vjen nga Brazili. Bëhet fjalë për ekipin e divizionit të katërt, Palmas, që kishte pësuar një aksident ajror.

Derisa po udhëtonin me avion privat për në Goiania, ku do të përballeshin me Vila Novën, i njëjti ishte rrëzuar disa momente pasi ishte ngritur nga një pistë në zonën e Porto Nacional, një komunë vetëm 60 kilometra larg Palmasit. Si pasojë 5 persona të klubit kishin ndërruar jetë, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Palmas, Lucas Meira.

4 viktimat e tjerë ishin futbollistë, edhe atë portieri Ranule (27 vjeç), mbrojtësi i majtë Lucas Praxedes (23 vjeç), qendërmbrojtësi Guiherme Noe (28 vjeç) dhe mesfushori Marcus Molinari (23 vjeç).

Leave a Reply