E besoni dot, ylli i Barcelonës kishte rezultuar pozitiv me “Covid 19” plotë 26 herë

Serxhi Roberto u paraqit të dielën në sfidën ndaj ekipit bask, Atletik Bilbao pas lëndimit që pësoi para dy muajve.

Në raportin mjekësor të lëshuar nga klubi, thuhet se ai ishte infektuar me koronavirus pak kohë para se të lëndohej.

Gazetari Xavier Campos në emisionin “Onze” dha më shumë detaje duke treguar se pasi u infektua me koronavirus, Serxhi Roberto kishte rezultuar 26 herë tjera pozitiv më pas.

Tashmë gjithçka është në rregull me të, ashtu që i njëjti do të jetë në disponim të trajnerit Ronald Kuman për ndeshjet vijuese.

Leave a Reply