Zbulohet paga e majme e Sadikut te Bolivar!

Armando Sadiku ka habitur të gjithë me zgjedhjen e bërë së fundmi, duke pranuar ofertën e një ndër skuadrave me më emër në Bolivi, Bolivar.

Armando Sadiku do të ketë një peshë të rëndësishme te skuadra e tij e re, duke qenë se do të zëvendësojë Rikelmen, ish-sulmuesin e larguar me 13 gola në 21 ndeshje.

Bomberi i Kombëtares shqiptare bëri një prezantim fantastik te Bolivar, duke qenë se në 30 minuta ku u aktivizua në një ndeshje miqësore, ia doli që të realizonte dy gola si dhe të asistonte një tjetër.

Sezonin e shkuar, Armando Sadiku ishte pjesë e Malagës në Ligën e Dytë të Spanjës duke bërë një paraqitje fantastike.

Sulmuesi shënoi 13 gola në kampionat, në 36 ndeshje që u aktivizua me ekipin spanjoll. Më tej, transferimi i tij në kampionatin turk te skuadra e Erzurumspor nuk ishte në nivelet që vetë sulmuesi kishte pritur.

Sadiku nuk shënoi asnjë gol me fanellën e Erzurumspor në 9 takime, mes kampionatit dhe Kupës.

Në Bolivi, Sadiku do të ketë sfidën për të luajtur në një kontinent tjetër, si dhe për të përballuar edhe vështirësinë e klimës, meqenëse bëhet fjalë për lartësi deri në më shumë se 3000 metra mbi nivelin e detit.

Mirëpo çfarë realisht e shtyu Sadikun të pranojë ofertën e Bolivar. Sipas “PanoramaSport”, një ndër arsyet ka qenë edhe paga e ofruar. Nga burime të besueshme, gazeta e njohur shqiptare ka mësuar ekskluzivisht se Armando Sadiku do të përfitojë një pagesë prej 1 milion dollarësh në vit.

Një pagesë neto për bomberin e Kombëtares, pa përfshirë edhe klauzola ekstra dhe përfitime dytësore që mund të vijnë nga arritje personale ose edhe kolektive me skuadrën e Bolivarit.

 

 

Leave a Reply