Kinezët gati të shesin aksionet e Interit

Sipas disa raportimeve në Itali, Suning ka refuzuar një ofertë prej 750 milion euro nga Partnerët BC për të marrë një shumicë aksionesh në Inter.

“Suning Holding Groups” kërkojnë më shumë se 1 miliard euro për shitjen e klubit dhe nuk do të pranojnë oferta të tilla.

Sipas Tuttosport, Partnerët BC i kanë ofruar gjithashtu një shtesë prej 200 milion euro për të mbuluar borxhin afatshkurtër.

Në anën tjetër, “Financial Times” konfirmon se Suning po ‘nxiton të mbledhë të paktën 200 milion dollarë në para të gatshme. ‘

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, familja Zhang do të ishte e hapur për të shitur vetëm një pakicë të aksioneve në klub.

Leave a Reply