Hasan Ozer zhvilloi stërvitjen e parë me FC Shkupin në kryeqendrën tonë!

Pas qëndrimit në Antalia të Turqisë, skuadra e FC Shkupit të dielën ka zhvilluar stërvitjen e parë në Shkup nën drejtimin e trajnerit turk, Hasan Ozer, i cili në postin e trajnerit menjëherë pas përfundimit të stinorit vjeshtorë, zëvendësoi bashkëpatriotin e tij, Umit Karan.

Për shkak punimeve që po vazhdojnë në stadiumin e Çairit, stërvitjen e parë në Shkup strategu turk e ka zhvilluar në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen e Maxharit.

Kujtojmë Hasan Ozer edhe pse ishte emëruar që më herët në postin e trajnerit te FC Shkupi, i njëjti punën me ekipin e kishte filluar në Turqi, aty ku skuadra nga Çairi për më shumë se dy javë zhvilloi fazën kryesore të përgatitjeve, duke zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese. (infOSport.mk)

Leave a Reply