Legjenda braziliane zbulon bombën e merkatos, Messi dhe Ronaldo bashkë te Juve!

Lionel Messi nuk po kalon një moment shumë të mirë te Barcelona këtë sezon, me ç’rast media të ndryshme kanë filluar të shkruajnë rreth një largimi të mundshëm të argjentinasit nga “Kamp Nou”.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi nuk dëshiron të rinovojë kontratën e cila skadon vitin tjetër, duke menduar largimin nga “katalunasit”.

Ekipi i parë që mendohej se mund ti bashkohej Messi, ishte Mançester Siti ku trajner do të kishte Pep Guardiolan, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe skuadra kampione e Italisë, Juventusi.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-lojtari i Bracelonës, Rivaldo i cili është shprehur se shumë sponsor janë gati të paguajnë që argjentinasi të kalojë në Torino.

“Nëse ai po e mendon largimin, atëherë diçka nuk është mirë në dhomat e zhveshjes së Barcelonës dhe ndoshta është i lodhur me gjitha problemet që e kanë rrethuar klubin muajve të fundit. Kur atij t’i përfundojë kontrata, do të jetë 34 vjeç, por me klasin e tij ai ende mund të luajë në Premierligë.

Do të jetë e dhimbshme që ta shohim duke u larguar nga Barcelona kur kontrata t’i përfundojë, por ende shpresoj se do të qëndrojë. Pavarësisht lidhjes me klubin, ai ka të drejtë të lëvizë nëse dëshiron të ribashkohet me Guardiolën te Mançester Siti që do ta joshin atë, pasi që të dy kanë krijuar një partneritet shumë të mirë te Barça.

Me gjitha spekulimet, besoj se disa agjentë tashmë ëndërrojnë t’i shohin Mesin dhe Ronaldon në Juventus dhe kjo do të jetë diçka e madhe në gjithë botën. Nëse ndodh, do të jetë diçka ‘boom’. Do të ishte historike të shohim të dy duke luajtur së bashku dhe jam i sigurt që shumë sponsorë të Juves do të donin të ndihmonin financiarisht, kështu që, është gjithashtu një mundësi për Messin. Nëse ka zëra për largimin e Messit, sigurisht që çdo klub do të mendojë se si mund ta firmosin atë.”, – u shpreh Rivaldo.

Leave a Reply