Levandovski udhëheq Bajernin edhe drejt një finale tjetër (VIDEO)

Bajerni i Munihut ka siguruar një vend për në finalen e madhe të Botërorit për klube, pasi në gjysmëfinale eliminoi skuadrën egjiptiane të Al Ahly. Skuadra e trajnerit Flik dominoi ndeshjen, ndërsa sërish iu falë sulmuesit polak, Robert Levandovski, i cili realizoi që të dy golat në fitoren 2:0.

Në minutën e 17-të, pas një aksioni të gjatë, Leëandoëski është si gjithmonë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e mbetur të ndeshjes ekipi egjiptian do të krijonte shumë pak për të merituar qoftë barazimin.

4 minuta nga fundi, Bayerni vulosi kualifikimin për në finale, pasi Levandovski do të realizonte edhe golin e dytë, duke treguar aftësitë e tij fantastike për gjetjen e rrjetës.

Në finalen e madhe Bajerni i Munhut do të përballet me ekipin meksikan të Tigres, që në gjysmëfinalen tjetër mundi minimalisht 1:0 brazilianët e Palmeiras.

Finalja e madhe në program është të enjten (11 shkurt) me fillim në ora 19:00, ndërkohë po të njëjtën ditë me fillim në ora 16:00, Al Ahli dhe Palmeiras do të luftojnë për pozitën e tretë. (infOSport.mk)

 

 

Leave a Reply