Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, Mario Balotelli mbrëmjen e djeshme kishte bërë pyetje përgjigje me fansat e tij në Story-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku është pyetur cilët janë më të mirë shqiptarët apo ganezët.
Sulmuesi italian i Moncës ka etiketuar personin që e kishte pyetur dhe kishte vendosur një zemër në mes dy flamujve, atë të Ganës dhe atë të Shqipërisë.
Një gjest i mrekullueshëm i Balotellit i cili duket se i vlerëson shumë shqiptarët.
Balotelli me Moncën këtë edicion ka zhvilluar vetëm një ndeshje, në të cilën edhe kishte shënuar gol, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë fushave të futbollit për shkak të një dëmtimi.
Ndryshe Monca e Berluskonit dhe Galianit, pas 21 xhirove renditet në pozitën e dytë me 36 pikë dhe me gjasa reale për tu inkuadruar në “Serie A” sezonin e ardhshëm.