Serbi dhe gjithçka e mundur, tifozë në ndeshjen Crvena Zvezda – Milan

Ndeshja e Liga Europa midis Crvena Zvezdës dhe Milanit që po zhvillohet në këto momente në kryeqytetin serb, Beograd, në teori duhej të ishte një ndeshje pa tifozë, kjo për shkak pandemisë, mirëpo kjo vetëm në teori, pasi praktika është diçka krejtësisht tjetër.

Tifozët serbë, që nuk shquhen se ndjekin rregullat dhe udhëzimet e shtetit të tyre, edhe pse kanë mësuar se nuk lejoheshin në stadium, kanë rrethuar fillimisht impiantin ku luhej sfida dhe kanë vendosur që të ndjekin gjithsesi duelin.

Kështu, rreth 1 mijë prej tyre kanë hyrë në tribuna duke bërë tifozllek të pandalur nga policia dhe forcat e sigurisë në impiant, ndërsa ndeshja ka vazhduar normalisht.

Milani është në epërsi 2:1, kur kanë mbetur edhe 5 minuta para fundit të takimit.

Leave a Reply