Dikur krahasohej me Messin, por ja ku pritet të luaj Bojan Krkiç!

E mbani mend Bojan Krkiç? Sulmuesi në fillimet e karrierës krahasohej me Lionel Messin dhe shihej si një ndër talentet më premtues që Barcelona kishte në ekip atë kohë.

Gjithsesi, me kalimin e viteve, Bojan e humbi shkëlqimin dhe tashmë në moshën 33-vjeçare është pa ekip. Në fillim të vitit 2021 spanjolli përfundoi aventurën e tij në MLS me Montreal Impact dhe tani është në kërkim të ekipit të ri.

Sipas lajmeve të fundit, Bojan pritet të kalojë në Superligën e Indisë, ku dy ekipe interesohen për të. Bëhet fjalë për Kerala Blasters dhe Hyderabad.

Mediat bëjnë me dijë se një nga dy klubet do të jetë ekipi i ri i Bojan Krkiç.

Leave a Reply