Hasan Ozer e kuptoi se pa Becko Isenin nuk fitohet!

Skuadra e Shkupit sot mori një fitore të rëndësishme në Kratovë, duke mundur Sileksin me rezultatin minimal 0:1. Kjo fitore ishte shumë e vlefshme për shkupjanët, të cilët rikthyen diferencën sërish në 6 pikë me Shkëndijën në garën për titull, pasi tetovarët u ndalën nga Rabotniçki me barazim 0:0.

Në formacionin e trajnerit të Shkupit, Hasan Ozer për ndeshjen me Sileksin kishte disa ndryshime, për dallim nga ai në dy ndeshjet e para të këtij gjysmësezoni pranveror.

Në sfidën ndaj Borecit dhe Akademia Pandev, futbollisti më i mirë i ekipit nga Çairi Besar Iseni dhe njëkohësisht edhe kapiten i ekipit, u la në pankinë çuditërisht në të dyja ndeshjet pa ndonjë arsye, duke mos u përfshirë në formacionin startues.

Ndërkohë në sfidën e sotme përballë Sileksit, trajneri Ozer, kishte përfshirë numrin 10 të bardhebluve në formacion bazë, me çka edhe paraqitja ekipit dhe rezultati në fund treguan për vetbesimin që i jep ekipit, prezenca e Becko Isenit në fushë.

Si duket trajneri turk Hasan Ozer e “kuptoi” se pa Becko Isenin është vështirë të fitohet, e kryesisht në ndeshje të rëndësishme, pasi talenti shkupjan e njeh organikën e ekipit bardhekaltër dhe gjithashtu njeh mirë kampionatin vendor.

Leave a Reply