Gjoka: Ndaj Renovës na mungoi vetëm goli

Shkëndija e mbyll si lidere edhe fazën e dytë të garave në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe në fazën e tretë vendimtare, skuadra tetovare futet me 7-të pikë epërsi para Shkupit të vendit të dytë.

Skuadra e Ernest Gjokës në ndeshjen e vlefshme të javës së 22-të barazoi pa gola ndaj rivalit lokal, Renovës, ndërsa strategu i “kuqezinjëve” mungesën e golit e sheh te mos egoizmi i futbollistëve të tij para portës kundërshtare.

“Nuk mendoj se Renova në pjesën e parë ishte në epërsi, ata bënë më shumë presion, por rastet për gol ne i kishim më shumë. Sigurisht pritej diçka e tillë nga kjo ndeshje, se Renova do kërkonte maksimumin duke i’u dashur pikët, por ndërkohë edhe ne duhet ndoshta të jepnim më shumë për të shënuar gol, sepse mendoj se vetëm goli na mungoi në kushte kur mendoj se skuadra dha të mirën e saj, u bënë detyrat në dy fazat e lojës, si sulm ashtu edhe në mbrojtje ishim të qartë. Por duhet të jemi akoma më egoistë para portës dhe të shënojmë golin.” – u shpreh Ernest Gjoka pas përfundimit të ndeshjes me Renovën.

Leave a Reply