“Messi në Maksimir”, goli i tretë i Orsiç që eliminoi Totenhamin ishte i jashtëzakonshëm! (VIDEO)

Dinamo e Zagrebit mbrëmjen e kaluar bëri surprizën më të këndshme në ndeshjet e 1/8 ave të finales në Liga Europa. Gjgandët kroat edhe përkundër disavantazhit 2:0 nga ndeshja e parë, bënë mrrekullinë në “Maksimir”, duke mundur anglezët e Totenham me rezultatin 3:0.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:0, ashtu që udhëtuesi për në çerekfinale u vendos vetëm pas kohës shtesë prej dy herë nga 15 minutash.

Edhe në këto minuta i jashtëzakonshëm doli të jetë Mislav Orsiç, futbollisti më i mirë i ndeshjes, i cili në minutën e 106-të rrumbullaksoi “tripletën” e tij, duke e eliminuar i vetëm skuadrën e Hoze Murinjos, i cili në ato momente thjeshtë nuk po ju besonte syve, nëse në fushë po shihte Lionel Messin e Barcelonës, apo Mislav Orsiçin e Dinamo Zagrebit, të cilin me siguri se do e mbajë mend një kohë të gjatë. (infOSport.mk)

Leave a Reply