Shkëndija nuk gabon, FC Shkupi turpërohet nga Bellasica, barazime për Struga T&L dhe Renovën

Shkëndija ka shënuar fitore minimale 1:0 përballë Akademia Pandev në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Kjo edhe për faktin se ndjekësi më i afërt, FC Shkupi pësoi disfatë minimale 1:0 nga Bellasica në terren vendas, duke i thënë lamtumirën garës për titull.

Fitore edhe për Makedonija GJ.P, që i falet sulmuesit shqiptarë Samir Fazli. Ky i fundit shënoi që të dy golat në fitoren 2:1 ndaj Borecit, duke u shkëputur ndaj Struga Trim Lum, gjegjësisht Rabotniçkit dhe duke qenë e sigurtë në pozitën e tretë.

Struga Trim Lum edhe pse ishte kundërshtarë shumë më i mirë në fushën e blertë, në fund duheshe të pajtohet me barazimin 1:1 përballë Rabotniçkit. Me po të njëjtin rezultat (1:1) u mbyll edhe ndeshja në Shkup midis Vardarit dhe Renovës, ndërkohë Pelisteri me një përmbysje të çmendur, mundi Sileksin me shifrat 3:2. Skuadra nga Kratova shënoi dy gola të shpejtë me anë të Pepi Georgiev, duke avansuar me rezultatin 2:0, mirëpo edhe kjo nuk u mjaftoi për tu larguar të pamposhtur nga Manastiri. (infOSport.mk)

Leave a Reply