Përqafimi mes futbollistit shqiptarë nga Kosova dhe atij nga Serbia, rrëmben vëmendjen e mediave italiane!

Përqafimi mes futbollistit shqiptarë nga Kosova, Mërgim Vojvoda dhe atij me origjinë serbe, Sasha Lukiç, pasi ylli i përfaqësueses së Kosovës kishte shënuar golin e fitores përballë Parmës, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave italiane.

Në një artikull të “La Repubblica”, thuhet se nëse do të ishin takuar në një kohë tjetër, në një vend dhe në një jetë tjetër, mbase Mërgimi dhe Sasha do të kishin qëlluar njëri-tjetrin.

Ose në rastin më të mirë do të kishin urryer njëri-tjetrin për shkak të përplasjeve historike, gjeografike dhe etnike.

“La Repubblica” thekson se në vend të kësaj ata luajnë së bashku, ata veshin fanellën e Torinos dhe me përqafimin e tyre pas fitores kundër Parmas, në ndeshjen e së hënës ku vendimtar ishte goli i shënuar nga Mërgimi, tregon diçka që natyrshëm shkon përtej futbollit.

Mërgim Vojvoda lindi në Skenderaj të Kosovës, nga prindër shqiptarë të cilët më pas u transferuan në Belgjikë.

Shpërthimi i luftës në ish-Jugosllavi, tronditi gjithë Ballkanin gjatë dekadës së fundit të viteve 90-të dhe futbolli nuk u përjashtua nga ky ndikim.

Në 1989 kur ekipi kombëtar i Jugosllavisë u brohorit në Zagreb nga tifozët kroatë, ishte e qartë se nuk do të kishte më kthim mbrapa. Ultrasit e Crvena Zvezdës të Beogradit, u përfshinë në milicitë e kriminelit të luftës Arkan dhe u bën pjesë e “spastrimit etnik”.

Ish-trajneri Mihajlovic, trajneri aktual i Bolonjës, një mik i Arkanit në atë kohë, ishte përfshirë gjithashtu në polemika të furishme.

Imazhet e guerilëve në fushë gjatë ndeshjes Dinamo Zagreb-Crvena Zvezda më 13 maj të vitit 1990, kur Zvonimir  Boban kishte goditur një polic nuk mund të harrohen lehtë. Edhe një herë, stadiumi u bë teatër i dhunës dhe shtypjes.

Goditja ndaj policit, kroatit Zvonimir Boban i kishte kushtuar me gjashtë muaj s ‘kualifikim dhe mospjesëmarrje në Kupën e Botës, ku Jugosllavia ishte ende në teori përfaqësuese e një kombi të tërë. Megjithatë çështja nuk ishte aq e parëndësishmen dhe nuk do kalonte kohë kur do të fillonin vrasjet dhe luftërat masive në Ballkan.

Kjo është arsyeja pse fotoja e Mërgim Vojvodës dhe Sasha Lukiç është kaq e rëndësishme, pasi më në fund na paraqet një botë të re, një botë më të mirë.

Leave a Reply