Nehar Sadiki ndahet me kampionin e Maltës

Mbrojtësi kumanovarë, Nehar Sadiki ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me skuadrën malteze, Hamrun Spartans. 23 vjeçari tashmë është futbollist i lirë dhe në pritje të ofertës më të favorshme për të vijuar karrierën e tij. I bashkuar me Hamrun Spartans në shtator të vitit të shkuar, ekipi u ndal në vendin e parë, por vendimi i lojtarit dhe konsulantëve të tij ka qenë ndrimi i mjedisit. Kështu mbrojtësi është larguar nga Malta dhe për momentin si lojtar i lirë qëndron në Zvicër për pushime, ndërsa gjithnjë sipas tij janë disa opsione për vazhdimin e karrierës.

“Mund të konfirmoj se prej sot jam lojtarë i lirë. Kam vendosur mos vazhdoj qëndrimin te ekipi Hamrun Spartans. Dua pak të pushoj dhe në pas do të vendos për hapin e rradhës. Kam ca kontakte nga Shqipëria, Lituania, Bullgaria dhe një klub në Maltë, ndërkohë është shfaqur një ‘pistë’ për në Zvicër që do të ishte shumë ideale bazuar në sinjalet e para. Por të shohim si do shkojnë gjërat dhe të zgjedh opsionin më të favorshëm”, shprehet nga Zvicra, Nehar Sadiki.
Mbrojtësi kumanovar u promovua te Rabotniçki për 3 sezone, kur fitoi vend edhe në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë, ndërkohë luajti edhe 3 sezone ne Renovën, para se të kalonte në elitën e futbollit në Maltë.

Leave a Reply