Slaven Belupo gati ti marrë Goblenit futbollistin më të mirë

Paraqitjet e mira me fanellën e Goblenit gjatë këtij edicioni në Ligën e Dytë – Perëndim të Ylber Alilit, kanë bërë që për shërbimet e futbollistit kumanovarë të interesohen disa skuadra, si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë.

Informacione të sigurta pranë ‘infOSport.mk’ bëjnë me dije se skuadra kroate e Slaven Belupo ka shprehur interesim për shërbimet e kapitenit të skuadrës kumanovare,  i cili është një lider i padiskutueshëm i Goblenit në ndeshjet kampionale të këtij sezoni.

Është menaxheri kërçovarë Luan Dauti, ai i cili po punon në këtë transferim, i cili mund të ndodhë gjatë merkatos së janarit. Drejtuesit e Slaven Belupos kanë mbetur të mahnitur me performancën e kumanovarit, i cili në 11 javët e para të këtij edicioni në Ligën e Dytë ka realizuar 3 gola, ndërsa gjithashtu ka dhënë edhe 4 asiste, duke u konfirmuar në një lider të vërtetë të skuadrës, që ka fituar epitetin e skuadrës së barazimeve, pasi në 11 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 8 barazime, 2 fitore dhe vetëm një disfatë.

Leave a Reply