Edhe pse i kishte të shkruara, De Gea nuk priti asnjë nga 11 penaltitë e futbollistëve të Viljarealit! (VIDEO)

David de Gea mund të cilësohet si fajtori kryesor për humbjen e penalltive në finalen e mbrëmshme të Liga Europa të Mançester Junajtedit ndaj skuadrës spanjolle të Viljarealit!?

“Djajtë e Kuq” humbën mundësinë për të fituar trofeun e dytë më të vlefshëm për klube europiane, pasi u mposhten në finale nga “Nëndetësja e Verdhë”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, ashtu sikurse edhe dy vazhdimet nga 15 minuta, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga trileri i penalltive.

21 penallti radhazi u shënuan nga të dyja skuadrat, ndërsa vetëm e 22-ta u humb nga portieri De Gea, që i mundësoi në fund festën Viljarealit.

Portieri spanjoll nuk arriti të mbrojë asnjë nga 11 penaltitë e Viljarealit, përfshirë edhe atë të fundit nga portieri kundërshtarë, Geronimo Rulli, ndërsa më pas humbi goditjen e tij për të dhënë fitoren e skuadrës së Unai Emerit.

Dështimet e De Geas nuk ishin për shkak të mungesës së kërkimit. Kjo pasi shënimet e tij mbi penaltitë e Viljarrealit u zbuluan nga gazetari Angelo Mangiante pas ndeshjes.

De Gea kishte shënime për secilin lojtarë kundërshtar, por dështoi të pres ndonjëherë nga goditjet dhe tashmë ka përfunduar në shenjën e kritikave nga i gjithë spektri futbollistik.

Leave a Reply