Rikthehen ndeshjet e Euro 2020

Pas dy ditëve pushim, rikthehen ndeshjet e Euro 2020 me dy përballje të fazës së 1/8-ave të finales. Ndeshjet janë me eleminim direkt dhe do tregojnë skuadrat që kalojnë në fazën e radhës.

Në ora 18:00 në fushë do zbresë Uellsi me Danimarkën.

Sfida zhvillohet në Amsterdam, me dy skuadrat që treguan lojë të mirë në fazën në grupe. Më të favorizuar danezët, ndërsa ishullorët nuk përjashtojnë surprizën.

Ora 21:00 do jetë skena e Italisë dhe Austrisë. Në mitikun “Uemblli”, dy skuadrat do kërkojnë t’i hapin punë njëra-tjetrës.

“Axurrët” favoritë për të ngritur trofeun kanë bërë për vete shumë tifozë me sfidat e shkëlqyera në grupe. Kujtojmë se italianët janë të vetmit që e mbyllën me 9 pikë grupin A, në konkurrencë të Uellsit, Zvicrës dhe Turqisë.

Leave a Reply